Sulm me thikë në Francë, 37-vjeçari algjerian godet për vdekje një person dhe plagos disa të tjerë

Sulm me thikë në Francë, 37-vjeçari algjerian godet për vdekje një person dhe plagos disa të tjerë

18:28, 22/02/2025

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person sulmoi me thikë në një treg në qytetin francez të Mulhouse të shtunën pasdite, sipas mediave lokale.

Sulmuesi i dyshuar është një algjerian 37-vjeçar, i cili dyshohet se kishte detyrimin për t’u larguar nga territori francez, si dhe një ndalim gjyqësor dhjetëvjeçar nga vendi, sipas TF1, duke cituar burime policore.

 “Në momentin e ngjarjeve, burri duhej të vinte dhe të firmoste kontrollin e tij gjyqësor në komisariat për të verifikuar arrestin e tij në shtëpi, të cilin ai e refuzoi,” raportoi TF1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco