Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së, Keith Kellogg, për mënyrat se si të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në konfliktin me Rusinë.
Sybiha tha se tregoi gatishmëri përpara Kellogg për paqen me Rusinë.
“I afirmova gatishmërinë e Ukrainës për të arritur paqe përmes forcës dhe vizionit tonë për hapat e nevojshme”, shkroi Sybiha në X.
Kujtojmë se në takimin në Arabi, SHBA-ja dhe Rusia kanë mbajtur bisedime për përmirësimin e raporteve, por edhe për përfundimin e luftës në Ukrainë.
© SYRI.net