Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, planifikon të udhëtojë në Ukrainë të hënën për të mbështetur demokracinë ukrainase.
“Do të jem në Kiev të hënën për të riafirmuar mbështetjen e Spanjës për demokracinë ukrainase”, shkroi Sanchez në një postim në platformën e mediave sociale X.
Edhe presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, do të vizitojë Kievin përpara përvjetorit të tretë të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
© SYRI.net