Borrell paralajmëron: Lufta rajonale në Lindjen e Mesme do të sjellë dallgë tronditëse në Evropë!

Borrell paralajmëron: Lufta rajonale në Lindjen e Mesme do të sjellë dallgë tronditëse në Evropë!

12:29, 18/04/2024

Ministrat e Jashtëm të G7 po takohen për të diskutuar mënyra të reja për sigurimin e fondeve ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të të fondeve ruse të sekuestruara për Kievin.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell ka paralajmëruar se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale.

Ai i bëri komentet nga ishullin turistik italian Capri, ku ministrat e jashtëm të G7 po takohen për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.

"Katastrofa humanitare vazhdon," tha ai. "Mbështetja humanitare është rritur, por është shumë, shumë, shumë, shumë, shumë e pamjaftueshme. Ne duhet t'i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Nuk duhet të përshkallëzohet”.

“Nuk dua ta ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë dallgë tronditëse në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë. Kështu që stop!”

Ministrat po diskutojnë gjithashtu luftën dyvjeçare në Ukrainë, me Borrell që u kërkon udhëheqësve perëndimorë të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Kievin.

"Është urgjente që të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Ukrainës të maksimizojnë përpjekjet e tyre për t'i siguruar Ukrainës atë që i nevojitet për të vazhduar mbrojtjen efektive kundër këtij agresioni rus," tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

"Kjo do të thotë miratimi i kërkesës shtesë, i buxhetit shtesë që presidenti ka bërë për Ukrainën, që tani shpresojmë se do të jetë para Dhomës së Përfaqësuesve këtë fundjavë."

SHBA dhe disa vende evropiane po diskutojnë propozimet për të përdorur fitimet e krijuara nga miliarda euro të aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar në sigurimin e armëve dhe fondeve të tjera për Ukrainën.

Këto propozime janë mbledhur pasi përpjekjet amerikane për të siguruar fonde për armë kanë ngecur në Kongres.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco