Pro-perëndimori Plenkoviq i fiton prapë zgjedhjet në Kroaci, por do t’i nevojitet koalicion

Pro-perëndimori Plenkoviq i fiton prapë zgjedhjet në Kroaci, por do t’i nevojitet koalicion

08:37, 18/04/2024

Konservatorët në pushtet në Kroaci fituan më së shumti ulëse në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, por jo mjaftueshëm për ta formuar vetë kabinetin e ri qeveritar, sipas rezultateve zyrtare pothuajse të plota.

Unioni Demokratik Kroat (HDZ) i kryeministrit Andrej Plenkoviq ka fituar 60 ulëse në Kuvendin me 151 anëtarë, sipas rezultateve të më shumë se 90 për qind të vendvotimeve. Në zgjedhjet e kaluara, kjo parti kishte fituar 66 ulëse, raporton gazeta “The Guardian”.

Tani priten bisedime të vështira ditëve të ardhshme për formimin e koalicionit të ri qeveritar.

“HDZ-ja për herën e tretë radhazi i ka fituar në mënyrë bindëse zgjedhjet parlamentare” – u tha Plenkoviqi përkrahësve të tij në Zagreb të enjten herët.

Koalicioni i qendrës së majtë, i udhëhequr nga Partia Socialdemokrate, ka fituar 42 ulëse, ndërsa Lëvizja Atdheu, grup djathtist nacionalist, doli e treta me 14 ulëse.

Një parti ultra-konservatore ka fituar 11 ulëse, ndërsa një parti e gjelbër dhe majtiste 10 ulëse.

Plenkoviqi tha se përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare do të fillojnë të enjten në mëngjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco