Ministria e Jashtme ruse: Zor të besohet se Shteti Islamik mund të kryente atë sulm në Moskë

Ministria e Jashtme ruse: Zor të besohet se Shteti Islamik mund të kryente atë sulm në Moskë

14:24, 27/03/2024

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në konferencën e saj javore për shtyp se është “jashtëzakonisht e vështirë të besohet” se Shteti Islamik  ka pasur pasur kapacitetin për të kryer sulmin në një sallë koncertesh në Moskë të premten e kaluar, ku u vranë të paktën 140 njerëz.

Zyrtarët rusë kanë hedhur vazhdimisht dyshime mbi pohimet e shërbimeve sekrete perëndimore se ISIS ishte përgjegjës për sulmin, pavarësisht pretendimit të vetë grupit se ishte ai përgjegjës, shkruan The Guardian.

Në vend të kësaj, ata kanë sugjeruar se Ukraina dhe vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë luajtur rol në sulm, por pa ofruar asnjë provë.

Ukraina i ka mohuar akuzat ruse për përfshirje në sulm. SHBA dhe Franca kanë thënë se kanë informacione sekrete që konfirmojnë se ISIS qëndron pas sulmit. Dje, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron i quajti pretendimet e Rusisë për Ukrainën dhe përfshirjen sipas tij të Perëndimit, " pa kuptim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco