Shefi i shërbimit sekret të Egjiptit shkon në Izrael për marrëveshjen e pengjeve dhe mësymjen në Rafah

Shefi i shërbimit sekret të Egjiptit shkon në Izrael për marrëveshjen e pengjeve dhe mësymjen në Rafah

07:56, 27/04/2024

Një delegacioni i kryesuar nga Abbas Kamel, për të diskutuar 'vizionin e ri' për armëpushimin e zgjatur në Gaza, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve, të burgosurve palestinezë, kthimin e banorëve në Gazën veriore

Egjipti dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrael të premten me shpresën për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi me Hamasin në Gaza, thanë dy zyrtarë për Associated Press.

Në të njëjtën kohë, paralajmëroi se një ofensivë e mundshme izraelite e fokusuar në qytetin Rafah të Gazës në kufi me Egjiptin mund të ketë pasoja katastrofike për stabilitetin rajonal.

“Zyrtari më i lartë i inteligjencës egjiptian, Abbas Kamel, drejton delegacionin dhe planifikon të diskutojë me Izraelin një "vizion të ri" për një armëpushim të zgjatur në Gaza”, tha një zyrtar egjiptian, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar lirisht misionin.

Ndërsa lufta zvarritet dhe viktimat rriten, ka pasur presion ndërkombëtar në rritje për Hamasin dhe Izraelin për të arritur një marrëveshje për një armëpushim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco