Lufta në Gaza, Franca dhe Kina deklaratë të përbashkët, mbështesin krijimin e shtetit palestinez

Lufta në Gaza, Franca dhe Kina deklaratë të përbashkët, mbështesin krijimin e shtetit palestinez

17:39, 07/05/2024

Kina dhe Franca kanë bërë thirrje për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar gjatë vizitës zyrtare dyditore të liderit kinez Xi Jinping me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.

E ashtuquajtura zgjidhje me dy shtete, një plan për të krijuar një shtet palestinez brenda territorit të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, mbështetet nga OKB-ja dhe një grup kombesh individuale, duke përfshirë aleatin kryesor të Izraelit, SHBA-në. Nëse zbatohet, ka të ngjarë të kërkojë që shteti hebre të largojë kolonët e tij nga territoret e pushtuara.

Macron dhe Xi kanë bërë thirrje për “një rinisje vendimtare dhe të pakthyeshme të një procesi politik” për të zbatuar “zgjidhjen me dy shtete me Jerusalemin si kryeqytet, dhe krijimin e një shteti të qëndrueshëm, të pavarur dhe sovran palestinez në bazë të linjave të 1967-ës. ”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Termi “vijat e 1967” i referohet kufijve të Izraelit siç qëndronin përpara Luftës Gjashtë-ditore që ndodhi atë vit kundër një koalicioni të kombeve arabe. Si rezultat i luftës, Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe zona të tjera. Një kthim në këto linja do të bënte që Izraeli të tërhiqej nga ato zona, përfshirë Jeruzalemin Lindor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco