Franca dhe Brazili plan investimi prej 1,1 miliardë dollarësh në Amazonë

Franca dhe Brazili plan investimi prej 1,1 miliardë dollarësh në Amazonë

12:25, 27/03/2024

Presidenti brazilian dhe ai francez njoftuan dje planin për të investuar 1 miliardë euro (1,1 miliardë dollarë) në Amazonë, duke përfshirë pjesë të pyjeve tropikale në Guajanën franceze fqinje, sipas AP.

Qeveritë e të dy vendeve thanë në një deklaratë të përbashkët se paratë do të shpërndahen gjatë katër viteve të ardhshme për të mbrojtur pyjet tropikale. Do të jetë një bashkëpunim i bankave shtetërore braziliane dhe agjencisë së investimeve të Francës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu i tij brazilian Luiz Inácio Lula da Silva kanë planifikuar të takohen këtë javë për të rivendosur marrëdhëniet midis vendeve pas disa vitesh mosmarrëveshjeje me ish-presidentin Jair Bolsonaro, për të thelluar bashkëpunimin për të mbrojtur pyjet tropikale dhe për të nxitur tregtinë.

Macron e nisi vizitën e tij treditore në Brazil në qytetin e Amazonës, Belem, ku takoi aleatin e tij prej shumë kohësh, Lula. Presidenti francez më pas mori një varkë në ishullin Combu për t’u takuar me udhëheqësit indigjenë.

Lula tha gjatë një fjalimi se vizita e Macron është pjesë e një përpjekjeje globale për të forcuar mbrojtjen e pyjeve tropikale. Zyra e Macron tha më herët se nuk ishte parashikuar një marrëveshje e mundshme tregtare evropiane me bllokun e Amerikës së Jugut Mercosur.

Presidenti francez është kundërshtar i një marrëveshjeje të tillë për sa kohë që prodhuesit e Amerikës së Jugut nuk respektojnë të njëjtat standarde mjedisore dhe shëndetësore si evropianë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco