Shefi i spiunazhit të Rusisë thotë se pas sulmit në Moskë qendrojnë SHBA, Britania dhe Ukraina

Shefi i spiunazhit të Rusisë thotë se pas sulmit në Moskë qendrojnë SHBA, Britania dhe Ukraina

14:02, 26/03/2024

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, Alexander Bortnikov, ka thënë, pa prova, se SHBA, Britania dhe Ukraina ishin pas sulmit të së premtes në sallën e koncerteve në Moskë, në të cilin u vranë të paktën 139 persona. Kështu njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass e cituar nga The Guardian.

Ukraina i ka mohuar akuzat nga Rusia për përfshirje në sulmin, për të cilin grupi militant i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë.

Vendet perëndimore kanë thënë se shërbimet e tyre sekrete treguan se përgjegjës ishte Shteti Islamik-K, dega afgane e Shtetit Islamik.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha dje se sulmi terrorist ishte kryer nga islamistët radikalë, por përsëriti pohimin e tij të mëparshëm se sulmuesit kishin planifikuar të arratiseshin në Ukrainë para se të arrestoheshin.

Kurse Shefi i Shërbimit Federat të Sigurisë së Rusisë, Bortnikov, kishte thënë edhe se numri i bashkëpunëtorëve për sulmin në sallën e koncerteve do të shkonte më shumë se 11, sa ishte numri aktual i të arrestuarve.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco