Zelensky: Presioni i sanksioneve duhet të rritet

Zelensky: Presioni i sanksioneve duhet të rritet

23:52, 31/07/2023

Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmi i së hënës në Kryvyi Rih dëshmoi edhe një herë se ushtria ukrainase “duhet të ketë mjaftueshëm armë me rreze të gjatë dhe mjete të mjaftueshme për të mposhtur terroristët”.

Presidenti ukrainas zbuloi se raketat që goditën qytetin qendror ishin lëshuar “nga territori i Krimesë së pushtuar përkohësisht, nga zona e Dzhankoy”, shkruan Sky News, transmeton abc news.

“Presioni i sanksioneve botërore kundër Rusisë meriton të rritet ndjeshëm,” tha ai.

“Ky është terrorizëm që askush në botë nuk do ta quajë ndryshe.”, shtoi presidenti ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco