Rusia po mbledh forca ushtarake në Ukrainën verilindore

Rusia po mbledh forca ushtarake në Ukrainën verilindore

15:23, 18/07/2023

Rusia ka mbledhur mbi 100.000 ushtarë në rajonin Kharkiv-it në Ukrainën verilindore.

Ushtria ukrainase thotë se Rusia ka grumbulluar qindra mijëra trupa në rajonin e Kharkiv-it, i cili kontrollohet nga Ukraina, njofton “Politico”.

Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i ushtrisë ukrainase, përmes një njoftimi, deklaroi se forcat ruse po përgatiten për një ofensivë në zonë. Kjo u konfirmua edhe nga gjenerali ukrainas Oleksandr Syrsky.

“Ata investojnë gjithçka për të thyer mbrojtjen. Ushtarët tanë janë të qëndrueshëm në mbrojtje, ata nuk lejojnë që armiku të fitojë epërsinë”, tha zëdhënës i ushtrisë ukrainase, Serhiy Cherevatyi.

Sipas tij, në atë rajon, ushtria ruse ka pajisur gjithashtu 900 tanke dhe 555 sisteme artileri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco