Kush është gjenerali 'Armagedon' që i dinte planet për revoltën e Wagner

Kush është gjenerali 'Armagedon' që i dinte planet për revoltën e Wagner

10:50, 28/06/2023

Ish-komandanti kryesor i Rusisë në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, i dinte planet e liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Kremlinit.

Kështu raporton e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar disa zyrtarë amerikanë.

“Prigozhin nuk do të kishte nisur kryengritjen e tij nëse nuk besonte se kishte të tjerë persona në pushtet që do e ndihmonin,” thanë zyrtarët.

Surovikin komandoi forcat ruse në Ukrainë për tre muaj mes tetorit 2022 dhe janarit 2023, kur u zëvendësua nga gjenerali Valery Gerasimov.

Prigozhin kishte vlerësuar Surovikin në të kaluarën, ndërsa kishte kritikuar Geramisov dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu për mënyrën se si e kanë trajtuar pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë po përpiqen të kuptojnë nëse gjenerali Surovikin e ka ndihmuar liderin e Wagner me planet e tij.

Surovikin vetë doli të shtunën për të dënuar kryengritjen e Prigozhin. Por zyrtarët amerikanë thonë se gjuha e tij e trupit sugjeron se ai nuk ndjehej mirë teksa po denonconte një ish-aleat.

Amerikanët dhe ukrainasit janë të interesuar që të minojnë pozicionin e Surovikin, pasi largimi i tij do të ndihmonte përpjekjet e Kievit për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.

Surovikin njihet edhe me nofkën ‘Gjenerali Armagedon’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco