Luftimet në Sudan/ OBSH: Dy të tretat e objekteve shëndetësore janë jashtë funksionit

Luftimet në Sudan/ OBSH: Dy të tretat e objekteve shëndetësore janë jashtë funksionit

07:31, 22/06/2023

Në Sudan, dy të tretat e objekteve shëndetësore në zonat e prekura nga konflikti i armatosur janë mbyllur, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën, duke shprehur shqetësim të madh për mundësinë e shpërthimit dhe përhapjes së fruthit, malaries si edhe etheve të dengës.

“Dy muaj dhunë kanë ndikuar rëndë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke lënë 11 milionë njerëz në nevojë për ndihmë shëndetësore… rreth dy të tretat e objekteve shëndetësore në zonat e prekura janë jashtë shërbimit,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Andanom Ghebresus.

Shërbimet e nevojshme nuk ofrohen – repartet e urgjencës, klinikat pediatrike, shërbimet për të kequshqyerit dhe njerëzit me sëmundje jo të transmetueshme nuk funksionojnë. OBSH ka regjistruar 46 sulme në objektet shëndetësore që nga shpërthimi i luftës midis forcave të armatosura dhe paraushtarakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco