Çeki: 21 pasagjerë të plagosur nga përplasja e një treni dhe një kamioni

Çeki: 21 pasagjerë të plagosur nga përplasja e një treni dhe një kamioni

20:39, 21/06/2023

Pragë  – Një tren pasagjerësh u përplas me një rimorkio kamioni që mbante një ekskavator në në një vendkalim në Stráž nad Nisou në Republikën Çeke të mërkurën, duke plagosur të paktën 21 persona, thanë zyrtarët.

Agjencia kombëtare e shpëtimit tha se nëntë pasagjerë në tren pësuan lëndime mesatare. 

Nga 65 pasagjerët në tren, 19 ishin nxënës të klasës së katërt të një shkolle fillore. “Dy nga fëmijët u dërguan nga paramedikët në spital, ata duhet të kishin pësuar vetëm lëndime të lehta”, tha zëdhënësja e policisë rajonale Ivana Baláková

Aksidenti ndodhi para orës 14:00 (12:00 GMT) në një vendkalim në Straz nad Nisou pranë qytetit Liberec, 100 kilometra në veri të Pragës. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar se si ndodhi përplasja.

Sipas Radios Çeke, shumë pasagjerë nga treni janë ende në shok. Situata është e ndërlikuar edhe nga vapa e konsiderueshme. Disa pacientë u transportuan me avion në spital. Njerëzit janë nën kujdesin e mjekëve dhe një ndërhyrës në raste krize, i cili ofron ndihmën fillestare psikologjike në vend.

“Të gjithë ishin të vetëdijshëm dhe komunikonin me ekuipazhet tona. Të gjithë të lënduarit i çuam në spitalin në Liberec”, tha Michael Georgiev, zëdhënës i shërbimit të shpëtimit .

Hekurudhat Çeke në faqen e saj të internetit  deklaruan se kishin futur një shërbim të kufizuar zëvendësues me autobus.

Treni është përplasur me kamionin në vendkalimin në nivel, i cili është pa barriera dhe ku ka sinjalizim zanor dhe dritë.

“Tani po hetojmë se si mund të ndodhë që një tren pasagjerësh që udhëtonte në drejtim nga Frýdlant në Liberec u përplas me rimorkio e një kamioni që kalonte në vendkalim. Në këtë kontekst do të na interesojë nëse pajisja sinjalizuese e kalimit ka qenë në funksion në kohën në fjalë ”, tha Ivana Baláková.

Një nga pasagjerët tha se shoferi i trenit arriti të dilte nga kabina pak para përplasjes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco