Rusia bombardon një varkë që evakuonte qytetarët, të paktën tre të vdekur

Rusia bombardon një varkë që evakuonte qytetarët, të paktën tre të vdekur

21:34, 11/06/2023

Tre civilë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën kur forcat ruse bombarduan një varkë që evakuuonte qytetarët pas përmbytjeve në jug të Ukrainës.

Olexandr Prokudin, guvernator i rajonit Kherson të Ukrainës jugore, shkroi në Telegram se anija u godit ndërsa po evakuonte njerëzit nga territori i pushtuar i qytetit të Khersonit.

Prokudin tha se dy nga civilët e plagosur ishin oficerë të zbatimit të ligjit, raporton skynews.

Zona ka parë përmbytje shkatërruese si pasojë e shembjes së digës Kakhovka në fillim të kësaj jave.

Theksojmë se digën dhe hidrocentarlin janë hedhur në erë nga forcat pushtuese ruse, ku deri më tani ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco