Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Japoninë

17:30, 11/06/2023

Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallësh të Rihterit goditi ishullin kryesor më verior të Japonisë, Hokkaido, por nuk pati raportime për viktima apo dëme materiale.

Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami. Nuk pati raportime për probleme në centralet bërthamore në zonë ose për ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.

Tërmeti shte 140 kilometra i thellë dhe goditi pjesën jugperëndimore të Hokkaidos, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, raporton aljazeera.

Ai tronditi pjesën më të madhe të ishullit, duke përfshirë qytetet Chitose dhe Atsuma, tha agjencia.

Pjesë të Honshu-së veriore, ishullit më të madh të vendit ku ndodhet Tokio, u tronditën gjithashtu, megjithëse kryeqyteti i vendit nuk u prek.

Ndryshe, Japonia është një nga vendet më të atakuara nga tërmetet në botë dhe ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një hark i aktivitetit intensiv sizmik në të gjithë pellgun e Paqësorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco