Tre persona të zhdukur nga zjarri në një jaht në Egjipt

Tre persona të zhdukur nga zjarri në një jaht në Egjipt

17:11, 11/06/2023

Tre britanikë janë zhdukur pasi një jaht turistik në të cilin ndodheshin me 26 persona të tjerë mori flakë teksa lundronte në Detin e Kuq të Egjiptit. Siç raporton gazeta britanike “The Sun”, duke cituar burime policore, pasagjerët kanë përjetuar momente tmerri.

Varka turistike ka marrë flakë për arsye ende të panjohura. Ekipet e shpëtimit nxituan për të shpëtuar pasagjerët që ishin bllokuar. Deri më tani janë shpëtuar 26 pasagjerë, nga të cilët 12 janë britanikë. Hetimet për gjetjen e tre turistëve britanikë janë duke vazhduar.

14 pasagjerë thuhet se janë me origjinë egjiptiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco