Norvegjia do të dërgojë 8 tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë

Norvegjia do të dërgojë 8 tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë

13:33, 14/02/2023

 

Norvegjia ka njoftuar se do të dërgojë tetë tanke luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman dhe pajisje të tjera në Ukrainë.

Në një deklaratë, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store tha se duhet ta mbështesim luftwn e Ukrainës për liri, shkruan The Guardian.

Njoftimi vjen një ditë pasi Store foli me Volodymyr Zelenskiy në një telefonatë, ku dyshja diskutuan premtimin pesë-vjeçar të Norvegjisë për Ukrainën.

Përveç tetë Leopardëve, Norvegjia tha se do të dërgojë gjithashtu katër tanke për qëllime speciale nga kategoria e saj e inxhinierisë së blinduar dhe shtresave të urës, me përzgjedhjen e saktë në varësi të asaj që Ukraina ka nevojë më shumë.

Ajo gjithashtu do të ndajë fonde për municione dhe pjesë këmbimi, tha ministria norvegjeze e mbrojtjes.

Norvegjia, e cila ndan një kufi me Rusinë në Arktik, ka 36 tanke Leopard 2 në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco