Mbi 40 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Mbi 40 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

16:08, 13/02/2023

Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti  që shkatërroi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore të hënën e kaluar.

Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme mësohet se janë të paktën 40.943 të vdekur, nga të cilët në Turqi janë të paktën 31,643.

Këtyre iu shtohet numri i rreth 9300 viktimave në Siri të njoftuar dje nga menaxheri rajonal i emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan.

Ky i fundit i cituar nga SkyNews, tha se rreth 4,800 njerëz në vend kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 4,500 të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco