Trupat ruse po e kthejnë Bakhmutin në “një rrënojë totale”, thotë Ukraina

Trupat ruse po e kthejnë Bakhmutin në “një rrënojë totale”, thotë Ukraina

15:21, 31/01/2023

Trupat ruse po godasin qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, në atë që kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, e quajti një “rrënim total”.

“Dy persona u vranë në orët e fundit, duke përfshirë një djalë të mitur. Katër civilë u plagosën”.

“Rusët po rrafshojnë Bakhmutin në tokë, duke vrarë këdo që mund të arrijnë. Ne po i dokumentojmë me kujdes të gjitha krimet e luftës. Ata do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka!”, ka shkruar ai në Telegram.

CNN shkruan se raportoi në janar që zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë po i kërkojnë Ukrainës që të zhvendosë fokusin e saj nga lufta brutale mujore në qytetin lindor Bakhmut dhe t’i japë përparësi një ofensive të mundshme në jug, duke përdorur një stil të ndryshëm luftimi që përfiton prej miliarda dollarësh në pajisje të reja ushtarake të dhuruara së fundmi nga aleatët perëndimorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco