Zelenskyy bën thirrje për një gjykatë ndërkombëtare kundër të gjithë atyre që provokuan luftë

Zelenskyy bën thirrje për një gjykatë ndërkombëtare kundër të gjithë atyre që provokuan luftë

20:47, 18/12/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një gjykatë ndërkombëtare kundër të gjithë atyre që ishin të përfshirë në pushtimin rus të Ukrainës. Në një intervistë me transmetuesin francez TF1, ai tha se “propogandistët dhe strategët” gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi për mizoritë në Ukrainë.

“Kremlini dhe ata që ndihmojnë udhëheqjen në luftën kundër Ukrainës duhet të mbahen përgjegjës, ku përfshihen propagandistët dhe strategët që ‘imponuan’ ideologjinë e tij në shoqëri. Ne duhet të prezantojmë një gjykatë ndërkombëtare dhe do të dëshironim shumë që shumica e vendeve të botës ta mbështesin këtë rezolutë”, tha ai.

Udhëheqësi ukrainas i ka kërkuar Parlamentit Evropian të nisë një gjykatë speciale kundër Rusisë, e cila pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit. Në 10 muaj që nga ajo kohë, besohet se mijëra civilë janë vrarë, me dëme të pamatshme të shkaktuara në qytete dhe infrastrukturë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco