Tragjedia me katër viktima në Kanalin Anglez, autoritetet identifikojnë një nga personat e përfshirë, në pranga një 19-vjeçar

Tragjedia me katër viktima në Kanalin Anglez, autoritetet identifikojnë një nga personat e përfshirë, në pranga një 19-vjeçar

19:20, 18/12/2022

Pas mbytjes së gomones në Kanalin Anglez pak ditë më parë, ku humbën jetën 4 persona, autoritetet britanike kanë arrestuar një 19-vjeçar pasi akuzohet për trafik qeniesh njerëzore.

Ibrahima Bah, vendndodhja e të cilit nuk është lokalizuar, u identifikua dhe u arrestua nga efektivët vendas, menjëherë pas aksidentit.

Kujtojmë që të mërkurën, si pasojë e mbytjes së një gomoneje në La Manche, humbën jetën 4 emigrantë, ndërsa 39 prej tyre arritën të shpëtoheshin nga rojet bregdetare.

Policia e Kentit, bën me dije se Bah akuzohet për “krijimin e mundësisë për mbërritjen në Britani të njerëzve që ai e dinte se do të ishin azilkërkues”.

Aktualisht i riu ndodhet në paraburgim, ndërsa nesër pritet të dalë para gjykatës.

Marina Mbretërore franceze, rojet bregdetare dhe varkat e shpëtimit RNLI u përfshinë të gjithë në operacionin e madh të shpëtimit në brigjet e Kent që filloi në orët e para të së mërkurës, pas raportimeve të një peshkatari.

Drejtoria e Krimeve të Rënda Kent dhe Essex, të ndihmuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit, janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që u shndërrua në tragjedi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco