Greva/ Qeveria britanike dërgon 1200 ushtarë për të zëvendësuar stafin e urgjencëes

Greva/ Qeveria britanike dërgon 1200 ushtarë për të zëvendësuar stafin e urgjencëes

19:17, 18/12/2022

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi sot se do të dërgojë 1200 pjesëtarë të ushtrisë dhe 1000 nëpunës civilë për të zëvendësuar personelin e ambulancës dhe forcave kufitare në grevë.

Qeveria britanike thotë se stafi do të plotësojë boshllëqet e personelit dhe shërbimet e vijës së parë do të vazhdojnë të punojnë, raportoi BBC.

Rreth 10,000 punonjës të ambulancës në Angli dhe Uells do të jenë në grevë më 21 dhe 28 dhjetor për një mosmarrëveshje pagash.

Sindikatat thonë se personeli ushtarak nuk është “i trajnuar mjaftueshëm” për të marrë rolin e ambulancës.

Megjithatë, Sekretari i Shëndetësisë Steve Barclay tha se “përparësia e tij numër një” ishte mbrojtja e pacientëve.

Barclay nuk pranoi të diskutonte “debatet politike”, duke këmbëngulur se qeveria po drejtonte ushtrinë për t’i shërbyer kombit, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco