Vota e mosbesimit rrëzon qeverinë e Sllovakisë Kryeministri i Sllovakisë Eduard Heger takohet me Presidenten e Sllovakisë Zuzana Caputova

Vota e mosbesimit rrëzon qeverinë e Sllovakisë

10:44, 16/12/2022

Qeveria tre-partiake Sllovakisë ra të enjten pasi humbi një votim mosbesimi për vetëm tre vota.

Sllovakia ka duruar muaj të tërë trazirash politike e dëmtuar nga inflacioni i lartë dhe kostot e energjisë, të përkeqësuara nga lufta në Ukrainë dhe mosmarrëveshjet brenda partive qeveritare.

Deputetët përshëndetën rënien e qeverisë në sallën e parlamentit, duke shpërthyer në duartrokitje kur u lexuan rezultatet. Ish-kryeministri dhe lideri i opozitës së majtë,  Zëri -Partia Social Demokrate, Peter Pellegrini, duke e cilësuar atë si "dhuratën më të mirë të mundshme të Krishtlindjes për popullin e Sllovakisë".

Partia liberale Liri dhe Solidaritet, e cila bëri thirrje për votim, u tërhoq nga koalicioni qeveritar në shtator, me kreun e partisë, Richard Sulik, që e akuzoi qeverinë për paaftësi dhe humbje në përpjekjen e saj kundër korrupsionit.

Presidentja Zuzana Čaputová së shpejti do të duhet të emërojë një kryeministër të ri, por disa parti opozitare dhe koalicioni kanë treguar se do të preferonin zgjedhje të parakohshme, me sondazhet e fundit që sugjerojnë se opozita aktuale ka një shans të mirë për të fituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco