Tronditet Brukseli – Korrupsion në PE, arrestohet eurodeputetja

Tronditet Brukseli – Korrupsion në PE, arrestohet eurodeputetja

12:10, 11/12/2022

Një hetim kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian ka shkaktuar tronditje në Bruksel, duke sjellë reagime të forta nga zyrtarët e BE-së, raporton Euronews.

Pesë persona u arrestuan të premten në Bruksel pasi hetuesit dyshojnë se janë bërë pagesa “të konsiderueshme” parash nga Katari për të ndikuar në vendimet e eurodeputetëve.

Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, ishte një nga të arrestuarit. Ajo u pezullua nga partia e saj dhe u sanksionua.

Akuzat vijnë në një kohë kur në Katar po zhvillohet botërori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco