'I sulmuan me HIMARS', ukrainasit pretendojnë se në Melitopol kanë vrarë 200 ushtarë të Kadyrovit

'I sulmuan me HIMARS', ukrainasit pretendojnë se në Melitopol kanë vrarë 200 ushtarë të Kadyrovit

12:13, 11/12/2022

Ukrainasit kanë filluar një sulm në qytetin Melitopol në jug të vendit, ku me përdorimin e sistemit të avancuar raketor amerikan HIMARS, kanë arritur të godasin me precizitet pozicionet e ushtarëve rusë dhe atyre të Ramzan Kadyrovit të Çeçenisë.

Ushtria ukrainase sulmoi bazën e brigadës së 19-të të motorizuar të ushtrisë ruse, ku si pasojë ka pasur shumë të vdekur nga ana e ushtrisë së Putinit.

Sipas Kievit në këtë sulm janë vrarë 200 ushtarë shumica prej tyre pjesëtarë të çeçenëve të Kadyrovit. E shumë prej ushtarëve tjerë që plagosur janë dërguar në spitalet e Krimesë.

Një video amatore shfaq trupat e pajetë të ushtarëve të Kadyrovit, si dhe zjarri që kishte kapluar gjithçka përreth bazës ku ata ishin stacionuar në Melitopol të rajonit të Zaporizhzhia.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, në mesin e vrarë besohet të jetë edhe Murad Saidov, që konsiderohet shumë i afërt me Kadyrovin që e përcillte ngado të lëvizte lideri i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco