Zelensky: Sulmet ruse me dronë, 1.5 milion njerëz në rajonin e Odesës pa energji elektrike

Zelensky: Sulmet ruse me dronë, 1.5 milion njerëz në rajonin e Odesës pa energji elektrike

09:57, 11/12/2022

Më shumë se 1.5 milion njerëz në qytetin Odesa në jug të Ukrainës, kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse me fluturaket pa pilot, që kishin për cak infrastrukturën energjetike, ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

E gjithë infrastruktura jo-kritike në portin ukrainas të Odesës ishte pa energji, pasi Rusia goditi dy objekte energjetike me dronë iranianë, thanë zyrtarët të shtunën dhe theksuar se dëmi mund të marrë muaj për t’u riparuar.

Në video-adresimin, Zelensky tha se ekziston mungesa e madhe e prodhimit të energjisë elektrike.

Moska që nga tetori ka filluar në masë të madhe të godet infrastrukturën energjetike – duke e goditur me raketa e dronë.

Kurse Kievi të premten pranoi se çdo termocentral dhe hidrocentral në vend, është dëmtuar nga sulmet me dronët iranianë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco