Berlusconi: Nëse do ishte Merkel kancelare, mund ta bindja Putinin të ndalonte luftën

Berlusconi: Nëse do ishte Merkel kancelare, mund ta bindja Putinin të ndalonte luftën

22:00, 07/09/2022

Për luftën në Ukrainë një koment gjatë ditës së sotme ka bërë edhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

Ky i fundit është shprehur se nëse do ishte ende Angela Merkel kancelare e Gjermanise, do ti pëlqente të negocionte së bashku me të, me Vladimir Putin.  

'Me Merkelin do të më pëlqente të përpiqesha të bindja dhe të ndërmjetësoja për t'i dhënë fund konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë’, tha Silvio Berlusconi në ‘Porta a Porta’.

‘Për momentin nuk shoh ndonjë humbje ekonomike për Putinin nga këtu e tutje. Mua më duket absolutisht i aftë t'i rezistojë sanksioneve dhe tavanit për çmimin e gazit’, vijoi ish-kryeministrit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco