Paralajmërimi i Lituanisë: Rusia po mendon për sulme brenda vendeve të NATO-s

Paralajmërimi i Lituanisë: Rusia po mendon për sulme brenda vendeve të NATO-s

10:00, 27/05/2024

 “Ne e dimë se Rusia dëshiron të organizojë sulme terroriste brenda vendeve të NATO-s”. 

Kështu theksoi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, gjatë mbërritjes në Këshillin e Jashtëm të BE-së.

Ai theksoi se të gjithë duhet të ndihmojnë Ukrainën që të fitojë luftën kundër Rusisë.

“Ne reagojmë duke ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën, kjo është mënyra për të ndaluar Rusinë: braktisjen e frikës sonë për të reaguar kundër Moskës”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco