Putin: Operacioni ushtarak në Ukrainë e bëri Rusinë më të fortë

Putin: Operacioni ushtarak në Ukrainë e bëri Rusinë më të fortë

17:41, 07/09/2022

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij nuk ka humbur asgjë nga sulmi në Ukrainë dhe ka forcuar sovranitetin e Rusisë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor që po mbahet në Vladivostok, Putin tha se të gjitha veprimet e Rusisë “kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit e rajonit të Donbasit”.

Ai gjithashtu kritikoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia që rifilloi dërgesat e grurit ukrainas, duke thënë se eksportet kryesisht kanë përfunduar tek vendet perëndimore.

Presidenti rus ia hodhi të gjithë përgjegjësinë për krizën aktuale energjitike udhëheqësve evropianë, duke i fajësuar ata për mbylljen e tubacioneve të gazit dhe punën e ngadaltë të riparimit të tyre.

Ai tha se furnizimet me gaz përmes tubacionit “Nord Stream 1”, që shtrihet nga Rusia në Gjermani, nuk ishte i mundur për shkak të defekteve.

Zoti Putin tha se gjiganti rus energjetik “Gazprom” u detyrua të nënshkruajë një kontratë afatgjatë mirëmbajtjeje me firmën Siemens në Mbretërinë e Bashkuar, por puna ka ngecur për shkak të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë./VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco