Një ushtar i Zelandës së Re vritet në Ukrainë

Një ushtar i Zelandës së Re vritet në Ukrainë

13:13, 24/08/2022

Ushtria e Zelandës së Re ka thënë se një nga ushtarët e saj është vrarë në Ukrainë.

Në një deklaratë, zyrtarët thanë se ushtari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte në pushim nga forcat e mbrojtjes pa pagesë dhe nuk ishte në detyrë aktive në atë kohë.

Ministri i Mbrojtjes Peeni Henare shprehu ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe kolegët e ushtarit.

Ndërsa Zelanda e Re ka një numër të kufizuar trupash në Mbretërinë e Bashkuar që ndihmojnë për të trajnuar forcat e Kievit, udhëheqësit perëndimorë u kanë kërkuar vazhdimisht ushtarëve që të mos bashkohen me batalionet ndërkombëtare që luftojnë kundër pushtimit rus, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Por konsullata e Ukrainës në Auckland tha në mars se më shumë se 500 zelandezë ishin ofruar të udhëtonin dhe të luftonin në konflikt. Është e paqartë se sa e bënë përfundimisht udhëtimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco