Publikohet foto intime nga ahengu në rezidencën zyrtare, kryeministrja kërkon falje (Video)

Publikohet foto intime nga ahengu në rezidencën zyrtare, kryeministrja kërkon falje (Video)

18:14, 23/08/2022

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka kërkuar falje sot për një foto intime të zbuluar nga një festë private që ajo organizoi në rezidencën e saj zyrtare në korrik. Kërkimfalja erdhi pasi pamjet e festës u publikuan javën e kaluar, duke shkaktuar një debat publik.

Dje, Marin, një nga lideret e brezit të ri botëror, doli negativ në tenstin e drogës pas videos së javës së kaluar. Ajo u testua pas një incizimi të saj duke kënduar dhe kërcyer në një festë tjetër.

Këtë javë në rrjetet sociale filloi të qarkullojë një tjetër foto, ku shiheshin dy influencere të famshme duke u puthur, duke mbuluar gjoksin e zhveshur me fjalën “Finlandë” nga rezidenca zyrtare e kryeministres në Helsinki.

“Unë nuk mendoj se fotografia është e përshtatshme. Kërkoj falje për këtë. Nuk duhej të kishte një foto të tillë, por përndryshe nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme në festë”, u tha Marin gazetarëve, duke konfirmuar se ajo ‘tabelë’ ishte nga rezidenca e saj.

Marin tha se fotografia është bërë në një festë private me miqtë e saj pas një festivali muzikor në korrik. “Ishim në saunë, bënim not dhe kalonim kohë bashkë”, tha Marin për festën.

Finlandezët janë të ndarë në opinionet për sjelljen e kryeministres.

Udhëheqësja socialdemokrate Marin, e cila u bë shefja më e re e qeverisë në botë në dhjetor të vitit 2019, u pajtua ta bënte një test droge të premten, duke thënë se ajo kurrë nuk kishte marrë drogë dhe nuk kishte parë askënd që ta bënte këtë në festën ku ajo mori pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco