Bunkerë të rinj në të gjithë Ukrainën, por jo për ushtarët!

Bunkerë të rinj në të gjithë Ukrainën, por jo për ushtarët!

12:05, 23/08/2022

Viti i ri shkollor është një ditë festimi në Ukrainë, ku fëmijët vishen dhe u japin buqeta me lule mësuesve të tyre. Por pushtimi i Rusisë ka hedhur një hije në ditën e lumtur. Tani objektet arsimore anembanë vendit po garojnë për të ndërtuar bunkerë dhe streha për bomba për studentët e kthyer.

Ndërsa shkollat përgatiten të hapin dyert e tyre në shtator, shumë edukatorë po përballen me faktin se ata nuk kanë aftësinë për të ofruar siguri për nxënësit, apo paqe mendore për prindërit, nëse shkollat e tyre sulmohen. "Shkollat tona nuk janë të dizajnuara për t'u përdorur si objekte mbrojtëse," tha për CNN Serhii Horbachov, përgjegjës i arsimit në Ukrainë.

Në Irpin, një periferi e kryeqytetit Kiev, luftimet kanë shkatërruar pjesë të Shkollës Numër 17, një nga më të mëdhatë në qytet që mësojnë më shumë se 2,400 fëmijë të moshës 6 deri në 17 vjeç.

Vrimat e hapura në muret dhe dyshemetë me ngjyra të ndezura të shkollës janë rregulluar me beton dhe suva. Me ndihmën e agjencisë për fëmijë të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, shkolla po rindërton strehën e saj për bomba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco