Pelosi mbërrin në Tajvan, mblidhen protestues jashtë hotelit ku ajo do të qëndrojë

Pelosi mbërrin në Tajvan, mblidhen protestues jashtë hotelit ku ajo do të qëndrojë

17:46, 02/08/2022

Nancy Pelosit ka mbërritur në Tajvan.

Kryedemokratja dhe delegacioni i saj u panë duke zbritur nga shkallët e aeroplanit të qeverisë amerikane dhe duke u përshëndetur nga zyrtarë lokalë tajvanezë, shkruan BBC.

Pelosi tani pritet të udhëtojë me autokolonë në hotelin Grand Hyatt në Taipei, ku edhe do të qëndrojë.

Mirëpo jashtë hotelit po mbahet një protestë e vogël nga një grup pro Kinës që kundërshton vizitën e saj. 

Disa u panë me pankarta ku shkruhej “shkoni në shtëpi, luftënxitëse”.

Ndryshe, Pelosi është politikanja më e lartë amerikane që ka vizituar Tajvanin që prej kryetarit tjetër të Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, i cili ishte në Tajvan në vitin 1997.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco