Rusia reklamon vendin te turistët: Kemi femra të bukura dhe vodka

Rusia reklamon vendin te turistët: Kemi femra të bukura dhe vodka

15:42, 02/08/2022

Një video reklamuese e Rusisë po bën xhiron e mediave botërore dhe rrjeteve sociale pasi strategjia për të tërhequr turistë ka ngjallur shumë reagime. Kjo video e cila është shpërndarë nga një ambasadë ruse flet për gratë e bukura, gazin e lirë, vlerat tradicionale dhe historinë ruse.

Videoja prej 53 sekondash i nxit të huajt që të shkojnë në Rusi sa më parë të jetë e mundur pasi në fund thuhet se dimri po afron. Videoja shoqërohet me imazhe dhe një zë të mbivendosur ku thuhet:

Kjo është Rusia, kuzhinë e shijshme. Gra të bukura, gaz i lirë, histori e pasur, letërsi me famë botërore, arkitekturë unike, tokë pjellore, energji elektrike dhe ujë të lirë. Vlerat tradicionale, krishterimi, kultura jo anuluese, mikpritja dhe vodka. Ekonomi që mund të përballojë mijëra sanksione, balet, taksi dhe shërbime “delivery” të lira.

Videoja përfundon me një thirrje: Lëvizni në Rusi. Mos u vononi, dimri po vjen.

Kjo video ka ngjallur shumë reagime në internet dhe të gjithë po tallen me tonin e zërit dhe përdorimin e pamjeve gjenerike. Pasi pamjet nuk përputhen me atë që thuhet dhe përshkrimi për femrat e bukura me dy vajza të vogla në sfond ka shkaktuar shumë debate.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco