Një anije me grurë pritet të largohet çdo ditë nga portet e Ukrainës

Një anije me grurë pritet të largohet çdo ditë nga portet e Ukrainës

10:44, 02/08/2022

Autoritetet turke besojnë se çdo ditë do të largohet nga portet e Ukrainës një anije me drithëra për aq kohë sa është marrëveshja aktuale. 

Anija e parë që transportonte tonelata misri u nis nga porti i Odesa dje.

Një marrëveshje që siguron një kalim të sigurt u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara muajin e kaluar, duke shënuar një përparim të rrallë diplomatik në konflikt. 

Një zyrtar i lartë turk tha se "nëse asgjë nuk shkon keq, eksportet do vazhdojnë". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco