VIDEO/ Rrezikonin mbytjen, kroçera Carnival shpëton 23 emigrantë kubanezë

19:36, 01/08/2022

23 refugjatë kubanezë kanë tentuar të kalojnë detin, me destinacion brigjet amerikane në Florida, me një varkë të vogël. 

Brenda disa orësh lundrim, ata mbeten të bllokuar në mes të ujit, pa ushqim dhe pa ujë. 

Pamjet e shpëtimit të emigrantëve vijnë direkt për Syri.net nga bordi i anijes turistike. 

Emigrantët i janë dorëzuar rojes kufitare amerikane. 

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se nga fillimi i tetorit, agjentët e Doganave dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së kanë kapur më shumë se 1,800 migrantë në Florida të Jugut, shumica nga Kuba, duke shënuar një rritje prej 470 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. 

Në brigjet amerikane, nga tetori 2021, janë kapur 3 400 emigrantë kubanezë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco