Putin ul tonet: Në një luftë bërthamore s'do ketë fitues! S'duhet të fillojë kurrë!

Putin ul tonet: Në një luftë bërthamore s'do ketë fitues! S'duhet të fillojë kurrë!

17:39, 01/08/2022

Pak orë pasi vendosi vija të reja të kuqe për perëndimin në Detin e Zi, Baltik dhe Arktik, dhe pajisjen e marinës ruse në muajt e ardhshëm me raketat e reja hipersonike 'Tsirkon', Vladimir Putin ka bërë një deklaratë. 

Putin është tërhequr nga qëndrimet kërcënuse ndaj perëndimit. 

Ai ka thënë se nuk është pro një lufte bërthamore. 

Sipas shefit të Kremlinit nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se një luftë e tillë nuk duhet të fillojë kurrë.

“Si një shtet palë në Traktatin e Mospërhapjes dhe një nga depozituesit e tij, Rusia është në përputhje të vazhdueshme me letrën dhe frymën e Traktatit.

Ne dalim nga fakti se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të fillojë kurrë. Ne qëndrojmë për siguri të barabartë dhe të pandarë për të gjithë anëtarët e komunitetit botëror”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco