Shënohet viktima e parë nga lija e majmunit në Spanjë

Shënohet viktima e parë nga lija e majmunit në Spanjë

22:29, 29/07/2022

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka konfirmuar viktimën e parë nga lija e majmunit. Viktima është regjistruar në Komunitetin e Valencias.

Ndërkohë sipas të dhënave nga Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Epidemiologjike, deri në tani në vend janë raportuar 4, 298 raste.

Gjithashtu autoritetet kanë njoftuar se 120 persona janë shtruar në spital (3.2%) dhe njëri prej tyre ka humbur jetën, duke u bërë fataliteti i parë nga lija e Majmunit në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco