Gjashtë vjeçari vret motrën e tij më të vogël

Gjashtë vjeçari vret motrën e tij më të vogël

14:56, 28/07/2022

Një djalë gjashtë vjeçar vrau motrën e tij pesëvjeçare në shtëpinë e tyre në Indiana lindore dhe prindërit e tyre janë arrestuar, tha policia.

Shërbimet e urgjencës e gjetën vajzën me një plagë me armë zjarri në kokë të martën herët pasdite në një shtëpi në Muncie, 100 kilometra në verilindje të Indianapolis. Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku u shpall e vdekur, sipas The Star Press, raporton AP.

Jacob Grayson u tha hetuesve se djali i tij 6-vjeçar mori një nga dy armët e mbushura nga kasaforta dhe qëlloi motrën e tij, tha policia.

Grayson, 28, dhe gruaja e tij 27-vjeçare, Kimberly Grayson, u akuzuan paraprakisht për neglizhencë që rezultoi në vdekje, si dhe tre akuza të tjera për neglizhencë kriminale, tha zëvendës shefi i policisë Melissa Criswell.

Djali i tha policisë se gjeti çelësin e kasafortës në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe nxori armën ndërsa nëna e tij po flinte.

Prindërit i thanë policisë se djali i tyre kishte hapur kasafortën edhe më parë. Nëna e Kimberly Grayson tha se ajo dhe burri i saj e çuan djalin në një poligon qitjeje për ta mësuar se si të gjuante një armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco