Qeveria spanjolle: Çdo trup femre është gati për plazh

Qeveria spanjolle: Çdo trup femre është gati për plazh

11:19, 28/07/2022

Ministria e Barazisë në Spanjë ka nisur një fushatë verore në mënyrë që të inkurajojë për të shkuar në plazh gratë që shqetësohen se si duket trupi i tyre

BBC

“Vera është gjithashtu e jona”, thotë slogani mbi një foto me pesë gra të formave dhe përmasave të ndryshme.

“Të tërë trupat janë trupa plazhi”, thotë Ministrja e Shërbimeve Sociale, Ione Belarra.

Kryetarja e Institutit të Grave, Antonia Morillas tha se pritshmëritë fizike preknin jo vetëm vetëbesimin e grave, por edhe iu mohojnë atyre të drejtat.

Ilustrimi i fushatës i pesë grave duke u relaksuar në plazh gjithashtu ka edhe një grua pa sutjena plazhi pas një mastektomie.

Instituti, i cili është pas iniciativës, tha se ishte një përpjekje për të treguar se të tërë trupat kishin vlerë.

Gratë duhet ta shijojnë verën, si të duan, ku të duan dhe me kë të duan, thotë reklama: “Sot ne ngremë një dolli për të tërë, pa stereotipa dhe dhunë estetike kundër trupave tonë”.

Por jo të tërë kishin të njëjtat përshtypje nga fushata.

Disa pyetën veten nëse duhet të zgjerohej që të përfshinte dhe burrat pa trupa të ashtuquajtur standarde, kurse liderja e majtë Kejo Lara tha se fushata ishte absurde dhe po provonte të “krijonte një problem që nuk ekzistonte”.

Ministrja e Barazisë Rinore Angela Rodriguez Pam postoi një mesazh në Tëitter për burrat që besonin se gratë nuk kishin nevojë për lejen e ministrisë për të shkuar në plazh: “Sigurisht që ne shkojmë, por ne po supozojmë që do ndjellim urrejtje meqë tregojmë një trup, i cili nuk është standard”./Përktheu: Lisia Palushi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco