'Këto linja ajrore të mëdha evropiane po ushqejnë luftën në Ukrainë, duke blerë karburant rus për avionët'

'Këto linja ajrore të mëdha evropiane po ushqejnë luftën në Ukrainë, duke blerë karburant rus për avionët'

10:41, 28/07/2022

Të dhëna të reja kanë treguar se cilat linja ajrore evropiane kanë blerë më së shumti karburant nga Rusia për avionët.

Raporti thotë se IAG, pronari i British Airways, bleu më së shumti 586 fuçi në ditë në vitin 2021. Ky është një shpenzim total vjetor prej gati 16.5 milionë dollarësh.

Blerja u pasua nga Scandanavian Airlines (SAS) me 308 fuçi në ditë me kompaninë që ka përqindjen më të lartë të karburantit rus në përzierjen e vet.  Wizz Air, EasyJet dhe Ryanair e mbyllin pesëshen e parë.

Është hera e parë që bëhet publik një informacion i detajuar mbi vendin e origjinës së karburantit të avionëve të përdorur nga linjat ajrore të mëdha.

"Linjat ajrore evropiane dhe nafta ruse janë padyshim të lidhura," thotë Jo Dardenne, Drejtor i Aviacionit në grupin e fushatës Transport dhe Mjedis në Bruksel.

"Duke qenë dëshmitarë të tmerreve të luftës së Putinit kundër Ukrainës, si mund të vazhdojmë të blejmë karburant për aviacionin, që po ndihmon për ta financuar atë? As nuk duhet ta zëvendësojmë naftën ruse me karburant nga shtete të tjera problematike."

Sa para janë shpenzuar për karburantin rus për avionët?

Në pesë vitet pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, linjat ajrore evropiane i dyfishuan shpenzimet e tyre për karburantin rus për avionë në mbi 1 miliard dollarë (988 milionë euro) në 2019.

Kompania e specializuar e konsulencës për tregun e naftës, Energy Aspects, pa shifrat zyrtare për importet e produkteve të naftës, gjurmoi cisternat e naftës në qendrat kryesore të importit dhe vendndodhjen e aeroporteve specifike në rrjetin evropian të tubacioneve të karburantit të avionëve.

Këto më pas u përdorën për të renditur linjat ajrore evropiane mbi atë se sa naftë ruse ka në karburantin e avionëve të tyre.

Të dhënat erdhën nga 10 vite deri në vitin 2021, përfshirë çmimet mesatare të karburantit të avionëve për të bërë një vlerësim se sa para janë shpenzuar.

Ukraina u kërkon njerëzve të ndalojnë përdorimin e karburanteve ruse

Në fillim të këtij viti, një këshilltar i lartë i kryeministrit të Ukrainës shkroi një artikull për gazetën britanike Guardian duke u thënë njerëzve që "të mos fluturojnë në një linjë ajrore që përdor karburant avioni të prodhuar nga nafta ruse".

Ukraina u ka kërkuar qeverive, konsumatorëve dhe kompanive në pesë muajt që nga pushtimi të ndalojnë përdorimin e naftës ruse.

“Kompanitë që marrin mallra dhe produkte nafte nga Rusia rrezikojnë të financojnë konfliktet e armatosura dhe krimet e luftës”, thotë Richard Kent, studiues në departamentin e biznesit dhe të të drejtave të njeriut në Amnesty International.

"Kompanitë duhet të ndërmarrin kujdesin e duhur për origjinën e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës, përfshirë rafineritë dhe pikat e ruajtjes në porte dhe terminale."

Kent shton se nëse kompanitë nuk mund të parandalojnë dhe zbusin rrezikun e hyrjes së naftës krudo në zinxhirët e tyre të furnizimit, ato duhet të jenë përgjegjëse dhe t'i japin fund marrëdhënieve të biznesit me rrezik të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco