A është Koreja e Veriut ‘në prag të luftës’?

A është Koreja e Veriut ‘në prag të luftës’?

10:05, 28/07/2022

Koreja e Veriut bëri të ditur se do të mobilizojë forcat e saj bërthamore. Lideri Kim Jong-un tha se vendi i tij është gati për çdo përballje ushtarake me SHBA

Nga Rupert Wingfieled-Hayes, BBC

Paralajmërimi i Kim Jong-un se gadishulli korean është në prag të luftës tingëllon jashtëzakonisht i frikshëm. Por retorika e Koresë së Veriut është shpesh e zjarrtë, veçanërisht në përvjetorët e rëndësishëm.

Kjo tregon se sa i zemëruar është regjimi i Koresë së Veriut me presidentin e ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

Që nga marrja e detyrës në maj, presidenti Yoon ka paraqitur një politikë të re, më agresive të mbrojtjes.

Kjo do t’i lejonte forcat e Koresë së Jugut që të godasin Veriun në mënyrë parandaluese, nëse Seuli beson se është nën kërcënimin imediat të një sulmi bërthamor nga Pheniani.

E ashtuquajtura strategji e ‘Zinxhirit të vrasjeve’ do t’i lejonte Koresë së Jugut të lëshonte raketa balistike parandaluese dhe të niste sulmet ajrore ndaj objektivave të Koresë së Veriut, duke përfshirë eliminimin e strukturave të komandës dhe kontrollit në Korenë e Veriut. Me fjalë të tjera, do tentohet vrasja e vetë Kim Jong-un.

Pheniani është gjithashtu mjaft i pakënaqur me mungesën e angazhimit nga Uashingtoni, që kur presidenti Biden zëvendësoi Donald Trump.

E gjitha kjo mund të sugjerojë se po shkojmë drejt një përshkallëzimi të qëllimshëm nga Veriu.

Të gjitha tani presin që Pheniani të kryejë një test të shtatë bërthamor të nëndheshëm. Përgatitjet kanë qenë duke u zhvilluar në zonën e Punggye që nga marsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco