'Lufta tjetër e ftohtë': Rusia dhe Perëndimi po luftojnë për ndikim në Afrikë

'Lufta tjetër e ftohtë': Rusia dhe Perëndimi po luftojnë për ndikim në Afrikë

09:02, 28/07/2022

Johannesburg - Udhëheqësit rusë, francezë dhe amerikanë poi  bien kryq ë tërthor Afrikës për të fituar mbështetje për pozicionet e tyre në luftën në Ukrainë, duke zhvilluar atë që disa thonë se është konkurrenca më intensive për ndikim në këtë kontinent që nga Lufta e Ftohtë.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Presidenti francez Emanuel Macron po vizitojnë secili disa nga shtetet  afrikane këtë javë.

Samantha Power, kryetare e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, shkoi në Kenia dhe Somali javën e kaluar.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, do të shkojë në Gana dhe Ugandë javën e ardhshme.

“Është sikur një Luftë tjetër e Ftohtë po luhet në Afrikë, ku palët rivale po përpiqen të fitojnë ndikim”, tha William Gumede, drejtor i Democracy Works, një fondacion që promovon qeverisjen e mirë.

Lavrov, në udhëtimet e tij nëpër kontinentin e goditur nga thatësira dhe uria, ka kërkuar ta portretizojë Perëndimin si zuzar, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, ndërsa liderët perëndimorë kanë akuzuar Kremlinin për keqpërdorimin e ushqimit si armë dhe se po kryen një luftë pushtuese të stilit perandorak - fjalë të llogaritura për të tërhequr dëgjuesit në Afrikën post-koloniale.

Nën Presidentin Vladimir Putin, Rusia ka punuar për të fituar mbështetje në Afrikë për disa vite, duke rigjallëruar miqësitë që datojnë gjysmë shekulli më parë, kur Bashkimi Sovjetik mbështeti shumë lëvizje afrikane që luftonin për t'i dhënë fund sundimit kolonial.

Tani ajo fushatë ka hyrë në korsinë e shpejtësisë, "tha Gumede.

Ndikimi i Moskës në Afrikë u shfaq në mars gjatë votimit të OKB-së për të dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë që 28 vende afrikane votuan në favor të rezolutës, një pakicë e konsiderueshme e vendeve në continent, 25  votuan për të abstenuar ose nuk votuan fare.

Kryediplomati rus vizitoi këtë javë Egjiptin, Kongon, Ugandën dhe Etiopinë, duke u zotuar për miqësi dhe duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për rritjen e çmimeve të ushqimeve duke ndjekur politika mjedisore "të pamatur". Ai gjithashtu i akuzoi ata për grumbullimin e ushqimit gjatë pandemisë COVID-19.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco