Spanjë: Policia sekuestron 2.5 ton hashash dhe 30 kg mariuanë

Spanjë: Policia sekuestron 2.5 ton hashash dhe 30 kg mariuanë

08:37, 28/07/2022

Policia spanjolle njoftoi të mërkurën se ka sekuestruar 2.55 ton hashash dhe 30 kilogramë mariuanë gjatë një operacioni të madh në rajonin e Aragonit.

Kjo është kapja më e madhe e drogës e regjistruar ndonjëherë në Spanjë. Policia bëri tre arrestime dhe sekuestroi armë automatike dhe sende të tjera.

Suksesi i autoriteteve spanjolle erdhi si pjesë e një operacioni që kishte nisur që në fillim të muajit në qytetin Sos del Rey Católico. Prokurorët e fokusuan hetimin e tyre në një shtëpi që dyshohet se përdorej si magazinë nga tregtarët e drogës.

Sipas kreut të policisë lokale, Carlos Garcia, "droga ruhej atje përpara se të shitej, në këtë rast ndoshta në Evropë".

Policia spanjolle ka sekuestruar gjithashtu një pushkë AK-47, një pistoletë Colt, telefona celularë, targa false, një pajisje për bllokimin e radarit dhe një detektor metali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco