E goditi 29 herë me thikë dhe e la të vdiste, gruaja e dhunuar nga bashkëshorti: Jam një e mbijetuar, jo viktimë

E goditi 29 herë me thikë dhe e la të vdiste, gruaja e dhunuar nga bashkëshorti: Jam një e mbijetuar, jo viktimë

09:21, 26/07/2022

Një grua që u godit 29 herë me thikë nga partneri i saj dhe u la të vdiste, e ka përshkruar veten si "një të mbijetuar" dhe jo "viktimë" pasi inkurajoi të tjerët të kërkonin ndihmë.

Martina Turner, e njohur si Tina, u mbyll brenda shtëpisë së saj në Gateshead dhe u la në një pellg gjaku pasi Steven Wood e sulmoi disa herë me thikë.

54-vjeçarja tha se Wood "manipuloi" natyrën e saj të kujdesshme dhe se kishte injoruar shenjat paralajmëruese në marrëdhënien e tyre.

Wood u dënua me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 12 vjetësh për tentativë vrasje, raporton BBC.

54-vjeçari, i cili pranoi akuzën në janar, u dënua të premten në gjykatën e Newcastle Crown.

Çifti kishte qenë së bashku për dy vjet dhe jetuan së bashku për një vit përpara se Wood ta sulmonte në maj 2021 pasi Turner i kishte thënë se do të dilte jashtë.

“Isha shumë e mërzitur dhe shumë e dashuruar me Stevenin”, tha ajo.

“Tani më duhet të jetoj me idenë se njeriu që doja dhe u përpoqa ta ndihmoja, që besoja se ishte simpatik, empatik dhe sipas fjalëve të tij ‘një shpirt binjak’ mund të shndërrohej në një përbindësh dhe të më sulmonte."

Ajo e rikujtoi momentin kur “lutej” për jetën e saj, duke i thënë Wood-it se mund të fliste me të për çdo gjë, por ai i tha: “Jo, duhet ti jap fund kësaj sepse nuk do të shkoj në burg për ty”.

“Ajo fjali më ka mbetur në mendje, e dëgjoj çdo ditë në kokën time”, tha ajo.

"Unë mendoj se do të qëndrojë me mua gjatë gjithë jetës sime."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco