Ukraina jep një lajm të mirë për grurin

Ukraina jep një lajm të mirë për grurin

20:03, 25/07/2022

Eksporti i grurit ukrainas do të nisë më 27 korrik nga porti i Chornomorsk në jugperëndim të vendit, për t’u pasura nga Portet e Odessa dhe Pivdennyi. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, sipas “Kiev Independent”.

Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje të mbështetura nga OKB-ja për të rifilluar eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi më 22 korrik.

“Nëse palët garantojnë sigurinë, marrëveshja do të funksionojë. Nëse nuk e bëjnë, nuk do të funksionojë,” tha Ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.

Por sulmi me raketa i Rusisë të lëshuara të shtunën portin kryesor të Ukrainës, Odesa, rriti frikën se marrëveshja mund të prishet.

Mëgjithatë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi një ditë më parë nga Egjipti se Rusia do t’i përmbahet marrëveshjes

Pushtimi i Moskës në shkurt i dha fund eksporteve të grurit të Ukrainës, duke bllokuar rreth 20 milionë tonë drithë në porte, në pamundësi për t’u larguar për shkak të forcave detare ruse që kontrollojnë pjesën më të madhe të Detit të Zi. Luftimet e ashpra kanë dëmtuar gjithashtu të korrat dhe kanë lënë portet të bllokuara dhe të minuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco