‘Putini nuk është aspak i sëmurë’/ Deklaratat e forta nga shefi i CIA-s

‘Putini nuk është aspak i sëmurë’/ Deklaratat e forta nga shefi i CIA-s

09:27, 21/07/2022

Shefi i CIA-s, Williams Burns tha se nuk ka të dhëna se presidenti rus, Vladimir Putin është i sëmurë.

Gjatë një forumi, Burns tha se nuk ka asnjë të dhënë që e sugjeron diçka të tillë, madje ai bëri shaka duke thënë se ai është shumë i shëndetshëm.

Komentet e tij vijnë pas spekulimeve të shumta se Putini është i sëmurë, madje vuan nga kanceri.

Shefi i CIA-s bëri disa komente të forta. Burns ka shërbyer më parë në Moskë si ambasador i SHBA.

“Putini është i bindur se është misioni i tij si lider i Rusisë që ta rikthejë këtë vend si fuqi të madhe. Ai beson se çelësi për ta bërë këtë është që të rikrijojë një sferë ndikimi të Rusisë te fqinjët dhe këtë nuk mund ta bëjë pa kontrolluar Ukrainën”.

Në nëntor, Burns udhëtoi në Moskë për të paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të kishte pushtimi i Ukrainës, pasi inteligjenca amerikane kishte grumbulluar prova për planet e Rusisë.

Por shefi i CIA-s tha se mbeti i turbulluar gjatë vizitës.

“Planet e Putinit ishin bazuar kryesisht në pretendime thellësisht të gabuara dhe disa iluzione sidomos për vullnetin e Ukrainës për të rezistuar. Putin me të vërtetë i besonte retorikës së tij. E kam dëgjuar ta thotë edhe privatisht se Ukraina nuk është një vend i vërtetë. Epo vendet e vërteta luftojnë. Dhe këtë po bëjnë ukrainasit”.

SHBA vlerëson se numri i viktimave ruse në Ukrainë ka mbërritur në 15 mijë, ndërkohë që mbi 45 mijë janë plagosur. Shefi i CIA-s tha se humbjet e Ukrainës janë pak më të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco