SHBA: Rusia ka në plan të aneksojë të tjera territore të Ukrainës

SHBA: Rusia ka në plan të aneksojë të tjera territore të Ukrainës

09:09, 20/07/2022

Rusia ka në plan të aneksojë të tjera territore të Ukrainës në një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë. Kështu bëjnë të ditur burime të inteligjencës amerikane, raporton BBC.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby tha se Rusia ka nisur që tani punën për aneksimin.

Sipas tij, rajonet e pushtuara të Ukrainës do të mbajnë referendume për t’u bashkuar me Rusinë brenda shtatorit.

Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 pas një referendumi që u pa gjerësisht si i paligjshëm.

Kirby akuzoi Rusinë se po vendos zyrtarë pro-rusë të paligjshëm në rajonet e pushtuara për të përgatitur referendumet. Rezultatet e votimit do përdoren nga Rusia për të aneksuar territor sovran ukrainas, tha Kirby.

Rusia ka vendosur që tani zyrtarët e saj lokalë dhe rajonalë në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco